Të paktën 48 nxënës e humbën jetën gjatë një sulmi me bombë në Nigeri
Të paktën 48 nxënës e humbën jetën në shpërthimin e sotëm të bombës në shkollën e mesme në qytetin Potiskum, në Nigerinë Verilindore.........

"Bomba ka shpërthyer gjatë mbledhjes së mëngjesit të nxënësve, para fillimit të mësimit. Shpërthimi goditi shumë nxënës, por nuk mund të them sa, sepse tani i evakuojmë viktimat në spital i cili është larg vetëm njëqind metra" deklroi një mësimdhënës.
Nxënësit nga shkolla e mesme e përgjithsme shkencore në Potiskum, në shtetin federal Jobe thekuan se rreth 2.000 nxënës kanë marrë pjesë në tubimin e mëngjesit kur ka shpërthyer bomba në korridor. Me siguri bomba ka qenë e vendosur në çantë.
Akoma askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, por sulmet terroriste në Nigerinë Veriore, zakonisht janë vepër e grupit islamik Boko Haram, i cili për pesë vite lufton kundër autoriteteve qendrore.
