Maqedoni
Nuk ka paraqitje të dëmeve nga tërmeti i mëngjesit
11.11.2020 10:35
Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut u dridh nga një tërmet me intensitet 5.0 ballë...

Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut u dridh nga një tërmet me intensitet 5.0 ballë, sipas shkallës makroseizmike europiane. Epiqendra e tërmetit është në fshatin Leunovo të Mavrovës. Pas tërmetit ka pasur edhe ndërprerje të linjës telefonike dhe të internetit për më shumë se 10 minuta.
NJë tjetër dridhje tërmeti është regjistruar edhe në orën 8:49, me intensitet 2.8 shkallë.
Megjithatë për fat të mirë, nuk ka pasur dëme materiale. Në Qendrën për menaxhim me kriza janë paraqitur vetëm 3 qytetarë. Operatori kujdestar pranë Qendrës për menaxhim e kriza thonë se edhe ata qytetarë që janë lajmëruar nuk kanë paraqitur dëme që mund të jenë shkaktuar nga termeti, por vetëm kanë kërkuar informacione, nëse ka pasur termet, ku ka qenë epiqendra dhe sa ka qenë shkalla e termetit.
