Maqedoni
Ahmeti: Aktakuzat për krerët e UÇK-së, inskenime dhe të pavërteta
11.11.2020 10:48
Akuza është në bazë të pamfleteve që janë shpërndarë duke nisur nga raporti i Dik Martit...

Akuza është në bazë të pamfleteve që janë shpërndarë duke nisur nga raporti i Dik Martit e shumë libra që janë shpërndarë nga Serbia për kinse krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu është shprehur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin DEBAT në Radio Televizionin e Kosovës.
“Këtu ka të pavërteta, inskenime, shpifje dhe sigurisht që kjo kërkon një angazhim shumë të madh për ti demantuar të gjitha këto të pavërteta që janë thënë, qoftë për rastin konkret, qoftë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Ahmeti.
Kreu I BDI-së ka folur edhe për grupin e Kumanovës. I pyetur se çfarë do të ndodh me pjestarët e këtij grupi që po vuajnë dënime drakonike nëpër burgjet e Maqedonisë së Veriut, Ahmeti tha se është i angazhuar maksimalisht për zbardhjen e këtij rasti dhe përsëritjen e procesit gjyqësor.
“Ne kemi kerkuar qe procesi per rastin e Kumanoves te perseritet me monitorim nderkombetar. Pergjigja ka qene qe BE-ja, Washingtoni dhe institucionet tjera nderkombetare kane perfaqesues te deleguar atje. Pavaresisht kesaj, ne perseri kemi insistuar qe e verteta ta zbardhet. Dhe kjo teme eshte pjese e marreveshjes me partnerin e koalicionit ne Shkup. Pra jemi te interesuar qe procesi gjyqesor te perseritet dhe e verteta te del ne shesh”, tha krytari i BDI-se, Ali Ahmeti, ne nje interviste per RTK-në.
