Botë

Gjykata Speciale, fillon paraqitja e parë e Rexhep Selimit

11.11.2020 09:36

Sot mbahet paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë....

Sot mbahet paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
 
Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë. Paraqitja e parë e Rexhep Selimit mbahet në seancë publike.
 
Gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij. Selimi ashtu si ish krerët e tjere  të akzuar, mohon të gjitha akuzat me te cilat ngarkohet nga kjo gjykatë. Gjatë dy ditëve të kaluara para trupit gjykues të dhiomave të specializuara pafajsinë e tyre e konfirmuan tre ish krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli. Ky i fundit në paraqitjen e tij të parë tha se lidhur me aktakuzën që ngarkohet ai ndjehet plotësisht i pafajshëm .