Botë

Turqi-Greqi, nga incidenti në det, 4 të vdekur, cisterna greke përplaset me anijen turke

11.11.2020 11:37

Një incident ka ndodhur në det mes një anije çisternë greke dhe një varke peshkimi turke...

Sipas të dhënave të deritanishme, mediat turke dhe ato greke raportojnë për 4 persona që u nxorrën të vdekur. Ata ishin ekuipazh i peshkarexhës turke. Ndërkohë që nuk dihet numri i saktë i personave që kanë qenë në bord.
 
Nga ana tjetër, anije çisternë greke kishte në bord 27 anëtarë të ekuipazhit. Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime. Autoritetet vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.Paralelisht kanë nisur edhe hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit në det.