Botë
Selimi në Hagë: Lufta nisi me Adem Jasharin, përfundoi me NATO-n
11.11.2020 13:23
Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka dëshmuar Rexhep Selimi...

Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka dëshmuar Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Njësoj sit ë akuzuarit e tjerë, edhe Selimi u shpreh i bindur në pafajësinë e tij, dhe përkujtoi se lufta për liri nisi me Adem Jasharin dhe ka përfunduar me NATO-n.
“Pashë aktakuzën e ngritur, ishte e rëndë, voluminoze, por shumë e padrejtë dhe e pasaktë, ndaj meje por edhe ndaj luftës. Por ky proces do ta dëshmojë se ishim një popull i shtypur që luftuam për liri, ishte e drejtë, bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë dhe e tillë do të jetë edhe pas këtij procesi se kushdo që ka dyshime do të bindet se as unë e as UÇK nuk kemi të bëjmë me krime e as ndërmarrje të përbashkët kriminale. Po kam luftuar kundër Serbisë, pushtuese, kundër Serbisë që vetëm të këqija i ka sjellë vendit tim. Prandaj e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit, unë jam veçse një çlirimtar që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe kemi përfunduar me NATO, e kam për detyrë dhe nder të jem në anën e UÇK-së dhe atletëve të kësaj Ushtrie. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta duhet të jenë qëllimi i të gjithëve ne, pse jo edhe e prokurorisë.”, tha Rexhep Selimi, ish-anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Selimi, i cili në kohën e luftës ka udhëhequr Drejtorinë e Operacioneve, ka udhëtuar për në Hagë më 5 nëntor bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, që të tre bashkëluftëtarë të UÇK-së. Një ditë më vonë hetuesit e Speciales në bashkëpunim me EULEX-in bastisën shtëpinë e tij në Prishtinë.Rexhep Selimi ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës në katër legjislatura dhe në mandate ne fundit mbante postin e shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
REXHEP QAMILI
