Maqedoni

Shkeli protokollet mbrojtëse, inspektorët mbyllin restorantin në Kumanovë

11.11.2020 14:22

Inspektorati i Tregut mbylli një objekt në Kumanovë për shkak të mosrespektimit të protokollit...

Inspektorati i Tregut mbylli një objekt në Kumanovë për shkak të mosrespektimit të protokollit të punës dhe ngritën dy kallëzime penale për objektet hotelierike në Strugë dhe Prilep në periudhën nga 2 në 8 të këtij muaji. Nga inspektoriati apelojnë që cdo qytetar të respektojë masat
 
"Këto shërbime funksionojnë gjatë gjithë kohës me kapacitet të plotë dhe do të vazhdojnë të veprojnë në periudhën tjetër. Por në të gjithë procesin kemi nevojë për mbështetje dhe ndihmë nga çdo qytetar duke respektuar masat, por edhe nga biznesmenët duke respektuar protokollet shëndetësore. Na duhet kjo mbështetje më shumë se në tetë muajt e fundit..Për gati dy javë, inspektorët kanë vepruar në lidhje me autorizimet e reja. Mund të thuhet se numri i shkelësve po zvogëlohet, por subjekte të caktuara ende nuk i respektojnë masat. Shërbimet e inspektimit do të vazhdojnë të punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk do të ketë tolerancë për askënd.", tha Magdalena Filipovska Grashkoska, kryetare e Këshillit të Inspektimit.
 
Në këtë periudhë kohore janë bërë gjithsej 5503 inspektime. Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar zhvilloi 67 inspektime dhe lëshoi 6vendime për shkak të parregullsive të konstatuara. Inspektorët shëndetësorë lëshuan 11,523 vendime për vetë-izolim dhe trajtim shtëpiak të personave pozitivë për virusin dhe personave që ishin në kontakt me një person të infektuar. 
 
SEDAT SELIMI