Maqedoni
Raporti Covid një javor, 41.1% më shumë vdekje, më në rrezik 60 vjeçarët
11.11.2020 14:53
Është rritur me 41.1 % vdekshmëria nga Covid 19 në javën e fundit...

Është rritur me 41.1 % vdekshmëria nga Covid 19 në javën e fundit, që është edhe java më e zezë e fataliteteve. Raporti javor i institutit të shëndetit publik, tregon se javëne fundit grupmosha më e rrezikuar nga Covid 19, është ajo mbi 60 vjeç.
7,280 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 35 qytete të vendit, që është një rritje prej 25.5% krahasuar me javën e kaluar e prej tyre, 1.543 ose 21.2% janë mbi 60 vjeç. Grupmosha e dytë e rrezikuar javën që lamë pas, ishte ajo nga 30 në 39 vjeç, që sipas shifrave arriti në 19,9%. Në 22 qytete u raportuan 127 vdekje, një rritje prej 41.1% krahasuar me javën e kaluar.
Për sa i përket moshës, 94 persona ishin mbi 60 vjeç, 19 persona të moshës 50 deri 59 vjeç, 9 vdekje u raportuan nga grupmosha 40-49 vjeç, 4 raste në grupmoshën nga 30 në 39 vjeç dhe 1 rast i moshës 20-29 vjet Nga vdekjet, 120 ose 94% janë hetuar në mënyrë epidemiologjike.Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi 44,7. Në periudhën e përmendur, përqindja e pozitivëve nga personat e testuar është 37%. Shpërndarja javore gjinore e virusit është 51.6% te meshkujt dhe 48.4% te femrat. 3,114 qytetarë u shtruan në spital ose u trajtuan në shtëpi, 852 më shumë se një javë më parë.
