Botë
Spanjë, ktheheshin nga varrimi, përfunduan në humnerë
10.11.2014 15:20
14 persona vdiqën kur një autobus ra në humnerë në juglindje të Spanjës, në atë që është cilësuar si aksidenti më i rëndë në 13 vitet e fundit...

Autobusi ishte i mbushur me banorë nga fshati Bullas, që ktheheshin nga Madridi pas një ceremonie mortore.
“Kjo është fatkeqësia më e rëndë që na ka ndodhur”- u shpreh një familjare e viktimave.
“Kaluam gjithë natën pa gjumë, gjithë ditën vetëm prisnim lajme”- tha një tjetër familjare e viktimave.
Shoferi i autobusit shpëtoi gjallë, por ai është akuzuar për vrasje dhe neglizhencë. Sipas autoriteteve, autobusi po udhëtonte shumë shpejt dhe kjo mund të ketë qenë shkaku i fatkeqësisë.
ERSAN PAJAZITI
