Maqedoni
120 punonjës e 12 fëmijë të infektuar nëpër çerdhe
11.11.2020 15:27
120 të punësuar në çerdhe dhe 18 fëmijë të infektuar....

120 të punësuar në çerdhe dhe 18 fëmijë të infektuar, kjo ështe gjendja aktuale në cerdhet e fëmijëve në vend në javën e fundit.
"Raporti i fundit javor të cilin e kemi dërguar tek Komisioni ishte të premten me gjendjen momentale 120 të punësuar pozitivë dhe 18 fëmijë. Këtu përfshihen të gjithë punonjësit, siç janë kujdestarët, edukatorët, kuzhinierët dhe kuadri tjetër.", tha Jagoda Shahpaska, ministre e punës dhe politikës sociale.
Shahpaska: 1200 fëmijë të izoluar për shkak të kontakteve
Në izolim janë edhe 1200 fëmijë por ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpanska thotë se nuk janë të infektuiar por janë izoluar për shkak të kontakteve me persona të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.
"Numri i personave në izolim gjithsesi që është më i lartë, pra mbi 1200 fëmijë janë në izolim, pasiqë ata kanë pasur kontakt me të punësuar që ka rezultuar pozitiv në çerdhe, gjegjësisht këta fëmijë nuk janë pozitiv por janë izoluar për t’i mbrojtur.", tha Shahpaska.
Analiza sipas Shahpanskës, dëshmoi se kur respektohen masat dhe protokollet e rekomanduara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, rreziku për tu infektuar nga Covid-19 është shumë i vogël.
FARIJE DAUTI BAKIU
