Maqedoni

Samiti i Sofjes, analistët: BE tregon vullnet për investime

11.11.2020 15:52

Samiti i Ballkanit perendimor brenda procesit të Berlinit që u realizua në Sofje...

Samiti i Ballkanit perendimor brenda procesit të Berlinit që u realizua në Sofje ka përfitime të shumta posacërisht sa i përket zhvillimit ekonomik. Kështu vlerësuan analistët Albert Musliu dhe Sefer Selimi, në Argument në TVM 2. Në këtë Samit u promovua një shumë e madhe mjete finansiare që do t’i dedikohet Ballkanit perendimor. Për zhvillim ekonomik të mirfilltë, sipas Musliut, duhet pasur parasysh lëvizjen e lirë përgjatë  koridoreve, konkretisht koridorin  8 ,pa harruar linjën hekurudhore për në Pogradec. Për analsitin Selimi, projektet infrastruktuore kanë munguar, ndërsa shihet vullneti nga BE që të njejtat të fillojnë së shpejti.
 
"Thjeshtësimi procedurave të lëvizjes ndërkufitare nënkupton ngritjen e kapacitetit të biznesit për lëvizje më të lirë. Kur rritet tregu edhe interesi I investitorëve më të mëdhej bëhet edhe më I madh, nësë është investitor që investon miliarda ai nuk I nveston ato në një shtet që është as 2 milion e as 3 mlilion, por për një treg 20 milion.", tha Albert Musliu, analist politik.
 
"Dhe gjithseseis se nëse implementimi I këyre projekteve do të fillojë të bëhet në një kohë të afërt do të jetë një inpakt I jashtëzakonshëm për zhvillminin ekonomik.Sa I përket urgjencës dhe vullnetit që po tregohet nga antarët e BE-së ndoshta shumë shpejtë do të shohim që këto investime të bëhen realitet.", tha Sefer Selimi, analist politik.
 
Samiti I Ballkanit perendimorë brenda procesit të Berlinit u realizua nën hijen e bllokadës së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së veriut vlersuan analitet polititik. Sipas tyre Bullgaria tani para zgjedhjeve, në kohën kur mbi 87% e popullatës bullgare nuk janë për kompromis të këti lloji, nuk presin zgjidhje të menjëhershme.
 
"Po e shofim se Borisovi është i përmbajtur,unë nuk besoj se është I përmbajtur se ka ndryshu mendim, por është politikan i Ballkanit i cili ruhet edhe për ardhmërinë e vet politike. Mos të harrojmë se prej dy kryeministrave që e nëshkruajtën Marrëveshjen e Prespës ,njëri nuk është më Kryeministër. Ciprasi e pagoi cekun politik për nënshkrimin e Marrëveshjes. Mendoj se nga ana tjetër Brisovi është më i kujdesëshëm të mos e bëj atë. Tash nuk besoj unë se Borisovi do të bëjë ndonjë ndërim të qëndrimit.", tha Musliu.
 
"Mbetem optimist që nëse jo tani në Samitin e përgjithshëm ,në Samitin e dhjetorit do të gjindet një kompromis dhe Gjermania do ta marrë atë simbolik për të cilën lufton që është fillimi I negociatave me Maqedonine e veriut dhe Shqipërinë gjatë presidencës së saj me Këshillin Evropian.", tha Selimi.
 
VMRO-DPMNE, në vend që ta ndihmojë procesin e zbutjes së tensioneve dhe përafrimin e marrëdhënieve mes dy palëve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut, ato dalin me deklarata që shkaktojnë ngritjen e tensioneve thanë panelistët në Argument.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI