Maqedoni

Tërmeti 5 ballësh shqetësoi qytetarët, nuk ka dëme, turbullohet uji në Mavrovë

11.11.2020 13:30

Qytetarët u zgjuan mëngjesin e së mërkurës nga dridhjet e tërmetit me fuqi prej 5 ballësh...

Qytetarët u zgjuan mëngjesin e së mërkurës nga dridhjet e tërmetit me fuqi prej 5 ballësh me epiqednër  në rajonin e Mavrovës,  por që u ndje në të gjithë vendin madje edhe në vendet fqinje. Askush nuk ka raportuar për dëme material

“Ne nuk kemi informata për dëme materiale. Tërmeti nuk ishte aq i fuqishëm sa të shkaktonte dëme. Edhe nëse ka pasur dëme mund të ketë pasur në objetet shumë të vjetra, por nuk kemi lajmërime” – tha Dragana Cerniq nga Observatori Seizmiologjik.

Tërmeti nuk ka shkatuar dëme matreiale të lajmëruara të paktën, por ka turbulluar ujin për pije në Mavrovë. Autoritetet rekomandojnë që të mos pini ujë direkt nga çezmat për një periudhë të caktuar.

Kryetari i komunës Mavorvë Rostushë, Merdat Kurtovski, deklaroi  për TVM se po punohet për sanimin e dëmit, edhe pse për momentin nuk ka paralajmërime për dëme të tjera.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e ndërrmarjes komunale, ata janë në terren e punojnë që problemi me ujin sa më shpejt të zgjidhet. Bëhet fjalë për një vend të populluar që shërben edhe si lagje për vizitorët e fundjavës, pjesa më e madhe e tyre nuk gjenden momentalisht në Leninovo dhe besojmë se nuk kanë pasur dëme megjithatë do të presim mos kemi ndonjë njoftim këto ditë kur të kontrollojnë shtëpitë e tyre” – u shpreh Kryetari i Komunës Mavorvë Rostushë, Merdat Kurtovski.

Fillimisht, në ora 04:54 të mëngjesit tërmeti i parë me epiqendër Leunovën ishte me fuqi 5 të shkallës Rihterit në thellësi prej 8,5 kilometrash.

Pasoi tërmeti tjetër 2.8 të shkallës së Rihterit pas orës 8 të mëngjesit e më pas një dridhje më e fortë prej  3.6 ballë rreth mesditës e  ndjekur nga rreth 25 dridhje të tjera me intensitet të ulët. (Lulzim Haziri, TVM2)