Maqedoni

Ultimatumi i Sofjes zyrtare, VMRO-DPMNE: Tregoni se çfarë u negociua në Sofje

11.11.2020 16:06

VMRO-DPMNE konsideron se deklaratat e Ministrit Bullgar Karakachanov në lidhje me Goce Delçevin...

VMRO-DPMNE konsideron se deklaratat e Ministrit Bullgar Karakachanov në lidhje me Goce Delçevin dhe historinë e Maqedonisë janë jashtëzakonisht nënvlerësuese dhe fyese, si dhe fakti se pala Bullgare i jep afate dhe ultimatume Republikës së Maqedonisë dhe luan me ndjenjat e qytetarëve. 
 
Edhe më nënvlerësuese, sipas VMRO-DPMNE, është se ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, si dhe nga reagimi i Qeverisë ndaj pikëpamjeve të shprehura nga Karakachanov.
 
"I bëjmë thirrje Qeverisë, Zaevit, Dimitrovit dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në proces, të tregojnë publikisht për qytetarët se çfarë është negociuar në Sofje. Pyesim nëse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria synojnë të reagojnë apo do të heshtin si më parë", tha në konferencën për shtyp, zëdhënësi i VMRO-DPMNE Dimce Arsovski.