Problemi me Bullgarinë, Zaev: Presim t’i japim fund para 17 nëntorit
Në pyetjen se si i komenton deklaratat e ministrit të Mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov....

Në pyetjen se si i komenton deklaratat e ministrit të Mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov, i cili tha se Maqedonisë së Veriut i është propozuar një marrëveshje e re për të përfunduar mosmarrëveshjet në lidhje me gjuhën dhe identitetin, kryeministri Zaev tha se shteti ynë ka pozicionet e qarta dhe precize, dhe se do të vazhdojmë të punojmë me Bullgarinë deri në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët para 17 nëntorit.
“Identiteti maqedonas është krenari dhe do të mbetet ashtu. Presim ditëve në vijim të intensifikohen bisedimet që në fund para 17 nëntorit të arrijmë zgjidhje. Për momentin ende nuk kemi arritur deri aty në bisedimet me Bullgarinë, por para nesh kemi kushte për këtë gjë. Kjo do të thotë se do të vazhdojmë bisedimet, por nuk mendoj që ky proces duhet të zhvillohet përmes përçarjeve publike. Kuptohet se ne do të informojmë në thelb dhe me kohë për këto çështje me rëndësi, por nuk do të bëjmë shou nga ky moment serioz për ardhmërinë tonë evropiane” – u shpreh Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
