“Covid 19”, dëmet në sektorin e agrokulturës, të mëdha, Hoxha: Do përgatisim program të orientuar në bujqësi

11.11.2020 17:38

51 përqind e të anketuarve në subjektet e agrobiznesit....

51 përqind e të anketuarve në subjektet e agrobiznesit humbën marrëveshjet e tyre gjatë pandemisë. Rënia e filimit është midis 20 dhe 40 përqind, thonë nga  Shoqata së Bujqësisë dhee Industrisë Ushqimore pranë OEM-së.

Përfitueshmëria pritet të bjerë nga 40 në 60% këtë vit.

“Qëllimi është të miratojmë masa dhe aktivitete që së pari do të sjellin stabilizim dhe parandalojnë rënien e mëtejshme të prodhimit dhe bazës së lëndës së parë në mënyrë që të flasim për zhvillimin” – tha Kryetari i Shoqatës së Bujqësisë, Gjorgji Petrushev.

“Më shumë se një e treta e tokës për punë bujqësore nuk është e kultivuar. Subvencionet që filluan të paguhen në vitin 2007 nuk dhanë efektet e dëshiruara, në vend të zhvillimit ato u përdorën si një mjet socio-politik” – u shpreh Vasko Ristovski, Këshilltarë i pavarur në OEM.

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha tha se qeveria ka si qëllim përgatitjen e një programi real dhe të orientuar drejt zhvillimit të këtij sektori.

“Para përgatitjes së programit, ne do të kemi një takim shtesë ku do të ndajmë të gjitha pikëpamjet dhe sugjerimet nga sektori i biznesit në mënyrë që të mund të gjejmë ose propozojmë një program për herë të parë që do të jetë më i orientuar në fushën e komponentëve të zhvillimit në bujqësi” – deklaroi Ministri i Bujqësisë, Arijanit Hoxha.

Në agro-sektorin janë rreth 11 mijë subjekte eknomike, dhjetëra mijra familje sigurojnë jetësën e tyre nga ky sektor. (Sedat Selimi, TVM2)