Ohër, spitali” Shën Stefani” adapton repartin “Covid”

11.11.2020 17:51

Spitali specialistik për smundje kardiovaskulare “Shën Stefani”....

Spitali specialistik për smundje kardiovaskulare “Shën Stefani”, është i gatshëm për trajtimin e pacientëve të infektuar me “Covid 19”.

Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në repartin e rehabilitimit, është hapur reparti spitalor për trajtim të këtyre pacientëve  dhe i njejti  do të shëndroohet në Covid Qendër.

Ky repart është paisur me 300 shtretër dhe me kuadër të mjaftueshëm mjekësorë, por ka mungesë të qendrës për oksigjen kjo do të kompenzohet përmes bocave të oksigjenit

“Sigurisht prioritet kanë personat që vuajnë nga smundjet kardiovaskulare. Ndërsa  personeli jonë mjekësorë, nuk dua të flas aspak për përgatitjen e tyre profesionale, gatishmërine dhe mundësin e tyre për tu përballur më këtë situatë”.

Gjatë adaptimit të spitalit kjo nuk do të reflektohet në dhënjen e ndihmës shëndetësore, gjithashtu kjo nuk do të pengojë për trajtimin e smundjeve kardiovaskulare.

“Ne nuk do ta zvogëlojmë numrin e pacientëve të cilët janë të rrezikuar ose rastetë urgjente. Ky repart nuk do të pësojë në asnjë moment. Megjithatë në pjesën ku ka më pak të sëmurë, më pak raste komplekse apo pacient të cilët trajtohen tek ne ose mund te prolongohen, mund të bëjmë ndonjë zvogëlim”.

Në spitalin kardiologjik të Ohrit, mbrenda muajit kontrolle kryejne mbi 1200 pacientë nga rajoni jugperendimorë, ndërsa ka rreth 150 ndërhyrje operative. (Ilmie Zhaku, TVM2)