Maqedoni
PDSH: Aksionet policore, fushatë kundër shqiptarëve
10.11.2014 15:22
PDSH-ja ka reaguar ndaj aksioneve të fundit të DAP-it dhe policisë në shumë qytete të vendit. Deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu...

PDSH-ja ka reaguar ndaj aksioneve të fundit të DAP-it dhe policisë në shumë qytete të vendit. Deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu, akuzoi qeverinë se nëpërmjet këtyre aksioneve ka si qëllim që përfundimisht të pamundësojë zhvillimin dhe perspektivën e bizneseve shqiptare.
“Këto aksione kanë qëllime të shumëfishta antishqiptare. Nëpërmjet këtyre kontrolleve tentohet që shqiptarët të paraqiten si mospagues të tatimeve, gjë që nuk është e vërtetë, pasi që më shumë se një e treta e buxhetit mbushet pikërisht nga shqiptarët. Nëpërmjet forcave të shumta policore tentohet të mbjellët frikë dhe të manifestohet forcë ndaj shqiptarëve, por në faktin që shqiptarët janë të pambrojtur institucionalisht, kërkojmë që urgjentisht të ndërpritet kjo fushatë antishqiptare e qeverisë”, tha Gazmend Aliu.
