Qeveria propozon ndryshimet në Ligjin për Financimin e Partive Politike

11.11.2020 18:29

Në propozim të Ministrisë së Drejtësisë....

Në propozim të Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u shqyrtua propozimi për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike.

“Projektligji për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike rregullon mënyrën dhe procedurën për sigurimin e burimeve financiare, për punën aktuale dhe aktivitetet e një partie politike, si dhe mënyrën e kontrollit të financimit dhe funksionimit financiar-material të partive politike.

Sipas Ligjit për financimin e partive politike, përqindja për pagimin e mjeteve është 0.15 për qind e të hyrave themelore të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë të Veriut në vitin aktual. Projekt-ligji është i nevojshëm për harmonizim me dekretet e miratuara më parë”, thuhet në kumtesën e shërbimit për informim të qeverisë.