BFI emëron Myfti të Myftinive në disa qytete të vendit

11.11.2020 18:52

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut,në mbledhjen e sotme nën udhëheqjen e u.d. Kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe në përbërje të plotë, diskutoi për disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat më të rëndësishme ishin.

Miratimi i të gjitha raporteve të sektorëve të ndryshme të Rijasetit -Emërimi i koordinatorëve në postin e myftinjve dhe atë: Koordinatori i Myftinisë së Shtipit Nasir ef. Rexhepi, emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Shtip, Koordinatori i Myftinisë së BFI Dibër, Reshat ef. Kaçallniku emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Dibër, Koodinatori i Myftinisësë BFI Manastir, Amit ef. Rasimi emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Manastir dhe Koordinatori i Myftinisë së BFI Kërçovë, Qamil ef. Rushiti, emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Kërçovë.

Shpall zgjedhjet për Reisul Ulema të BFI në RMV dhe formoi regulloren dhe caktoi Komisionin Zgjedhor i cili do të meret me kushtet dhe datën e zgjedhjeve.