Masat e reja kundër “Covid-19”, orë policore në disa komuna në Kosovë

11.11.2020 19:25

Kosova ka ndërmarë masa të reja...

Kosova ka ndërmarë masa të reja për tu përballur me numrin në rritje të vitkimave dhe të infektuarve të rinj me Covid 19.

Këto masa pritet të shkojnë për miratim në qeverinë e Kosovës dhe të hyjnë në fuqi të premten në ora 19:00. 7 komuna, mes tyre Prishina, janë shpallur zona të kuqe, me rrezikshmëri të lartë, atje nga ora 19 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset orë policore deri në 05 në mëngjesin e ardhshëm.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se sipas  masave të reja, në kufijtë e vendit do të kthehen ekipet mjekësore, derisa mësimi në arsimin e lartë do të mbahet online.

Sot në Kosovë u regjistruan 733 raste të reja,  4 viktima dhe 137 të shëruar.

“Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin. Janë bërë riorganizimet e nevojshme brenda spitalit, duke rritur shtretërit mbi 800. Sot janë 626 pacientë që janë shtrirë nëpër spitale. Bazuar në numrin e të infektuarve IKShPK ka nxjerrë statistikat duke i kategorizuar komunat në tri grupe, me ngjyrë të gjelbër që është zona me rrezik të ulët, kategoria e dytë komunat ku numri i rasteve shkon nga 76-150. Komunat me të kuqe kur rastet kalojnë brenda javës 150 raste të reja” – tha Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.