“Covid 19”, shtohen shifrat në Botë, shpresat tek vaksina
Vazhdojnë të shtohen shifrat e infektimeve dhe vdekjeve të reja nga Covid 19....

Vazhdojnë të shtohen shifrat e infektimeve dhe vdekjeve të reja nga Covid 19 në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara kanë arritur një rekord vërtet të hidhur, në 24 orët e fundit me më shumë se 200 mijë të infektuar.
Ende më shqetësuese situata në pavijonet e spitaleve, ku për herë të parë është kaluar shifra e 60 mijë pacientëve të shtruar.
Situata po del jashtë kontrollit, veçanërisht në disa shtete si Teksasi, ku infrastruktura është në kolaps .
Departamenti i Mbrojtjes deklaroi se do të përdoren resurset mjekësore të ushtrisë, rreth 1400 persona, për të balancuar mangësitë.
Franca regjistroi 22.180 raste të reja dhe 466 vdekje në 24 orët e fundit. 31.500 persona janë në spitale atje. 19.851 raste të reja dhe 432 vdekje janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Rusi.
Gjermania sot ka regjistruar 261 vdekje, shifra më e lartë ditore që nga muaji prill. Numri i infeksioneve të reja është zvogëluar, pas bllokimit të pjesshëm që filloi më 2 nëntor. Sot u regjistrua vetëm 18.487 raste të reja.
Filipinet raportuan 1.672 raste të reja. Sot një rast të parë raportoi një nga të ashtuquajturat vende të virgjëra nga Covid 19.
Autoritetet e ishujve Vanuatu kanë njoftuar rastin e tyre të parë të infektuar, një 23-vjeçar që vinte nga Shtetet e Bashkuara, vend nga i cili ishte riatdhesuar.
Kiribati, Mikronezia, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, dhe Tuvalu ende nuk kanë raportuar për raste me COVID-19. Të gjithë i kanë sytë nga vaksina e re të Biontechdhe Pfizer që thonë se do të aplikojnë për licencimin emergjent në SHBA.
