Afganistan, 3 bomba në 3 qytete, 10 policë të vdekur

10.11.2014 15:23

3 bomba kanë shpërthyer në tre qytete në Afganistan, duke lënë 10 policë të vdekur. Sulmi erdhi një ditë pasi një taliban vetëvrasës u hodh në erë në mes të një stacioni policie në Kabul........

Talibanët morën përgjegjësinë për dy prej sulmeve në Logar dhe Xhalalabad, por ende nuk dihet kush qëndron pas sulmit të tretë në Kabul.

“Isha në autobus kur pashë ushtarët afganë që filluan të lëvizin me shpejtësi. Më pas dëgjova shpërthimin e fortë. Ishte një bombë në cep të rrugës, më pas nuk e di çfarë ndodhi”, deklaroi dëshmitari okular, Rohullah Salad.

Dhuna e talibanëve është rritur pas tërheqjes së Forcave Ndërkombëtare. Duket se Forcat afgane të Sigurisë gjithnjë e më tepër e kanë të vështirë të vënë gjendjen nën kontroll. (Naim Sinani, TVM2)