“Covid 19”, 26 të vdekur, 1321 pozitiv, 433 të shëruar

11.11.2020 22:09

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3836 testime....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3836 testime të bëra ka regjistruar 1322  raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 26  persona,  ndërsa  janë shëruar 433  pacientë. 

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 583 raste, i pasuar nga Kumanova me 100 raste, Tetova me 80, Velesi me 64, Prilepi me 57, Manastiri me 50, Gostivari me 46, Shtipi me 40, Ohri me 31, Kavadari me 23, Gjevgjelia me 22, Strumica me 15, Demir Hisari me 10 dhe qytetet e tjera me më pak se dhjeët të infektuar. 
 
Kanë humbur jetën 26 persona, të gjithë në kushte spitalore. Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 42 mij e 540 prej tyre  janë shëruar 25 mij e 353, kanë humbur jetën 1212  dhe numri i rasteve aktive shënon 15 mijë e 975. (Flutura Latifi, TVM2)