Botë
439 viktima në 24 orë në Rusi, numri më i lartë që nga fillimi i epidemisë
12.11.2020 10:09
Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë konstatuar 439 vdekje të shkaktuara nga Covid-19....
Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë konstatuar 439 vdekje të shkaktuara nga Covid-19. Ky është numri maksimal i regjistruar deri më tani në një ditë të vetme që nga fillimi i epidemisë. Kjo konfirmohet nga Qendra Kombëtare e Operacioneve të Koronavirusit.
Zyrtarisht, viktimat e virusit Sars-Cov-2 në Rusi janë 32,032, ndërsa numri i infektimeve është gjithashtu në rritje të cilat, prej pesë ditësh radhazi janë mbi 20,000, ndërsa dje kishin rënë në 19,851, por sot ato u rriten në 21,608.
Ndërkaq rastet e Covid-19 të konfirmuara në Rusi që nga fillimi i epidemisë janë 1.858,568.
