Maqedoni
Grimcat PM-10 janë tejkaluar, Shkupi po ngilfatet nga ndotja
12.11.2020 11:53
Mjegulla nuk është diçka e re në kryeqytetin Maqedonisë së Veriut, i cili prin në listën botërorë çdo vit..

Mjegulla nuk është diçka e re në kryeqytetin Maqedonisë së Veriut, i cili prin në listën botërorë çdo vit sipas ndotjes së lartë të ajrit. Këtë vitë problem plus është pandemija Covid 19. Autoritetet shëndetësore shum her kanë alarmuar që ajri I ndotur më shpejt e shpërndan korona virusin. Kjo është edhe arsyeja pse ata apelojnë që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse kudo. Por natën e kaluar që nga mbrëmja shkupi ishte I ngulfatur nga ndotja, pasi që pamja ishte pothuajse e pa dukshme nga ndotja.
Edhe gjatë ditës së sotme kishte më pak mjegull, ndotja prap mjaftueshëm ishte prezent. Shumë stacione matëse të shfaqura nga aplikacioni "AirCare – Moj Vozduh" sot tregojnë një përqendrim të grimcave PM10 shumë më të larta se sa kufijtë e lejuar. Sipas të dhënave që tërheq aplikimi nga stacionet shtetërore të matjes, ka ndotje të lartë në Komunën e Qendrës, Karpos dhe Novo Lisice.
Çdo sezon qyteti është ndër liderët krzesor në botë për sa i përket ajrit të ndotur dhe është bërë një shembull i asaj që një metropol si nuk duhet të duket. Ndotje të lartë ka edhe në qytete të tjera, siç janë Tetova, Kërçova, Velesi, Gostivari.
Nga ministëri e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor shum her kan deklaruar se do të ketë kontrolle më të shpeshta dhe gjoba më të larta për ndotësit, pasi sipas tyre në orët e mbrëmjes ndotja është më e lartë pasi që qytetarët ngorhin shtëpit e tyre, poashtu edhe trafiku dhe industria. Një propozim për të rritur gjobat për ndotësit kryesorë ka arritur në Qeveri, dhe përmes ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtjet, gjobat për ndotjen e mjedisit duhet të rriten në 20 herë më shum.
GYLTENE SINANI
