Maqedoni
Një sërë ligjesh në seancën plenare të Kuvendit
12.11.2020 09:46
Kuvendi Republikan mban seancën e 21-të, në të cilën në rend dite janë më shumë se njëzet ligje

Kuvendi Republikan mban seancën e 21-të, në të cilën në rend dite janë më shumë se njëzet ligje, disa prej të cilave u paraqitën nga deputetët nga pushteti dhe opozita.
Pritet që lista e pikave të plotësohet përpara përcaktimit të rendit të ditës. Në propozim të opozitës në rend të ditës janë edhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, në leximin e parë. Nga ana tjetër, deputetët nga shumica qeverisëse, parashtruan ndryshime dhe plotësime në Ligjin për kujdesin shëndetësor, Ligjin për arsim të lartë, Ligjin për marrëdhëniet e punës, Ligjin për nëpunësit administrativ dhe Ligjin për punët e brendshme, të gjitha në leximin e parë.
