Botë

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

12.11.2020 12:36

Qeveria sllovake ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në fuqi në vend deri në fund të vitit...

Qeveria sllovake ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në fuqi në vend deri në fund të vitit, për të luftuar pandeminë e koronavirusit, njoftoi ministrja e Drejtësisë, Maria Kolikova.
 
E nisur në fillim të tetorit, gjendja e jashtëzakonshme i jep qeverisë kompetenca shtesë për të vendosur masa më kufizuese dhe ishte menduar të përfundonte të shtunën.
 
Në total, në Sllovaki, deri më tani ka patur 414 vdekje nga COVID-19.