Maqedoni
MPB Vinicë, kapen shitësit ilegal të testeve për Kovid 19
12.11.2020 14:03
Ministria e punëve të brendëshme ka njoftuar se policia ka kapur grupin e personave që në Vinicë..

Ministria e punëve të brendëshme ka njoftuar se policia ka kapur grupin e personave që në Vinicë po shiste teste për Kovid-19 në mënyrë të kundërligjshme. Siç ka njoftuar policia në këtë grup kanë qenë të përfshirë një person juridik dhe dy persona fizik të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë shitur teste të shpejta.
"Zëyrtar policorë të sektorit të punëve të brendëshme në Vinicë, kanë konfirmuar se dy persona juridik dhe një person fizik nga Vinica, në mënyrë të kundërligjshme kanë shitur teste të shpejta jo adekuate për kovid 19. Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpintë dhe hapsira që I kanë shfrytëzuar personat dhe te personi V.P janë gjetur 7 qese me mbishkrim kovidçe dhe një shishe me sasi të lëngshme me mbishkrim bofer.", tha Toni Angelovski, MPB
Personat përgjegjës do të përballen me padi thonë nga MPB prej ku paralajmrëojnë vazhdimin e sanksionimit të rasteve të këtilla, ndërsa apelojnë që qytetarët të mos bien pre e manipulimeve dhe tu besojnë vetëm zyrtarëve shëdnetësorë për teste dhe trajtim shëndetësorë për virusin korona. Poashtu Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 761 shkelje të masës për mbajtjen e maskës.
GYLTENE SINANI
