Prezantohen mundësitë për studime në Francë

10.11.2014 15:55

Universitetet në Francë ofrojnë studime të ciklit të parë, dytë dhe tretë. Ofertat u prezantuan në panairin e sotëm.......

Panaire të tilla kanë për qëllim ofrimin e mundësive për studime jashtë vendit, por edhe për këmbim të stafit mësimdhënës dhe studentëve në kuadër të programit “Erasmus Plus”.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët nga Maqedonia, për të marrë informacionet e nevojshme për të studiuar në universitetet e Francës, por gjithashtu edhe një mundësi e mirë për universitetet e vendit, për të vendosur bashkëpunimin e tyre, që të shfrytëzohen mjetet nga BE-ja dhe njëri nga komponentët për shfrytëzimin e këtyre mjeteve sigurisht që është edhe bashkëpunimi me universitetet e BE-së”- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.

“Universitetet në Francë ofrojnë studime cilësore, por edhe programi “Erasmus Plus” përveç studimit ofron edhe praktikë 12 mujore, po ashtu nëse përzgjidhni ndonjë nga universitetet në Francë, studimet nuk do të jenë vetëm në frëngjisht, por edhe në gjuhën angleze, ndërkohë që pajisja me këto diploma ofron perspektivë të shkëlqyeshme për studentët”- tha ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer.

Deri më tani, mbi njëqind studentë studiojnë në universitetet me renome në Francë, universitete këto që janë të ranguara lartë sipas listës së Shangajit. (Flutura Latifi, TVM2)