Maqedoni
Zhvillimi i ekonomisë, MPJ promovon diplomacinë ekonomike
12.11.2020 14:43
Ekzekutivi me koncept të ri për zhvillimin e ekonomisë dhe tërheqjen e investitorëve të huaj në vend....

Ekzekutivi me koncept të ri për zhvillimin e ekonomisë dhe tërheqjen e investitorëve të huaj në vend. Nga viti 2021, ministria për punë të jashtme do të dërgojë diplomatët e parë si këshilltarë ekonomik nëpër ambasada dhe konsuj diplomatik, fillimisht në vendet më të zhvilluara ekonomike në Europë dhe botë. Roli I tyre atje do të jetë rritja e bashkëpunimit ekonomik.
“Ti përcaktojnë kriteret për personat ose diplomatët të cilët do ti dërgojmë në këto përfaqësi diplomatike dhe konsulore. Ashtuqë pastaj do të rrjedhë faza e trajnimit, veçmë ministria po bën përgatitjen e atij kursi për ti trajnuar këta diplomatë për punën e tyre dhe unë besoj, shpresoj që në pranverë të 2021-it ne do të duhet veçmë ti dërgojmë diplomatët e parë si këshilltarë ekonomik në përfaqësitë tona.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Për promovimin e përparësive ekonomike ministria e jashtme do të funksionojë në një front të gjërë në bashkëpunim edhe ministritë e tjera.
“Ministritë tjera punojnë për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme për të krijuar mekanizma, për ti stimuluar bizneset ose investitorët që të vijnë këtu në vend dhe prandaj jo rastësisht kjo qasja jon është që të ketë një grup interresorial që të përfshihen edhe ministritë tjera, për shkak se ata kanë informatat e sakta se cilat janë përparësitë për investim, cilat janë kapacitetet tona, cilat janë mundësitë tona.”, tha Osmani.
Diplomatët ekonomik s’janë të obliguar që të kalojnë përzgjedhjen në komisionin parlamentarë për politikë të jashtme. Ministri Osmani pret që diplomacia ekonomike, në katër vitet e ardhshme të shëndrohet në komponentë më parktike ekonomike në ngritjen e ekonomisë.
MERALE ISMAILI
