Botë
Covid 19, shtohen rastet e infektimit kudo në botë
12.11.2020 15:00
Në SHBA janë raportuar 140 mijë e 543 raste të reja, shifra më e lartë e infektimeve që nga fillimi i pandemisë.....

Në SHBA janë raportuar 140 mijë e 543 raste të reja, shifra më e lartë e infektimeve që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave kjo është dita e nëntë që në SHBA janë raportuar më shumë se 100 mijë raste. Ndersa 61 mijë e 964 persona janë të shtruar në spital, shifra më e lartë që në fillimin e pandemisë. New York ka nisur kufizime të reja që synojnë frenimin e Covid 19, Baret, restorantet dhe palestrat duhet të mbyllen nga ora 22:00.
Nderkohe Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 595 vdekje në 24 orët e fundit duke u bërë vendi i parë europian me më shumë se 50,000 viktima nga Covid-19. Bilanci I zymtë u raportua teksa vendi përfundoi javën e parë të bllokimit kombëtar. Në 24 orët e fundit, autoritetet britanike raportuan edhe 22,950 infeksione të reja.
Gjermania ka shënuar rritje të konsiderueshme të infektuarve me 21,866 të infektuar të rinj dhe 215 vdekje në 24 orë.
Italia regjistroi mbi 35 mijë raste të reja me koronavirus, si dhe 580 vdekje, niveli më i lartë që prej 14 prillit. Kroaci janë regjistruar 32 viktima dhe 3.082 raste të reja me virusin korona. Midis tyre, 1.598 pacientë janë në spital.
Pavarësisht kontrolleve të rrepta dhe mbylljes së përgjitshme, Greqia regjistroi 43 vdekje dhe 2.752 raste të reja në 24 orë. Sitata më e rëndë është në Selanik dhe Larisa.
Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë konstatuar 439 vdekje dhe 21,608 raste të reja. Pas deklarimeve nga gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, se vaksina e tyre është më shumë se 90 për qind efektive, edhe Rusia thotë se vaksina Sputnik 5, ka pasur shkallë të efikasitetit prej 92%. Pfaizer tanimë ka shitur 80% të kapaciteteve të saja të vaksinës anti kovid shteteve më të pasura. Kjo ka rritur shqetësimin se mund të mos ketë doza të mjaftueshme të vaksinës për shtetet më të varfura. Shefi I diplomacisë gjermane ka apeluar që vaksina të ketë për të gjtih njerzit.
"Thirrja jonë është që vaksinat për kovid 19 ti bëjmë në të mirë të përgjithshme globale. Vendet në gjith botën janë bashkangjitur duke u përcktuar për solidaritet para nacionaliznit. Port ë kesh vaksnë është vetëm hapi I parë distrubuimi korrekt global do të jetë kyç.", tha Heiko Mas, minsitër i jashtëm i Gjermanisë.
Vaksina BioNTech-Pfizer do t’u jepet vendeve anëtare të BE, sipas numrit të popullsisë, ka deklaruar eurokomisarja, Stella Kyriakides. Afati kohor nuk është përcaktuar ende, aktualisht vaksina ndodhet në procesin e marrjes së lejes nga autoritetet e medikamenteve mjekësore, EMA. Vlerësimi optimist thotë se kjo do të ndodhë në fund të muajit dhjetor. Në fillim të vitit tjetër, do të shpërndahen dozat e para, bënë të ditur autoritetet e Brukselit.
REJHANE BUSHI METAJ
