Maqedoni
Zaev: Mund të mos mbahet konferenca ndër qeveritare
12.11.2020 15:53
Kryeministri Zoran Zaev, edhe pse është optimist se mund të zgjidhet kontesti me Bullgarin...

Kryeministri Zoran Zaev, edhe pse është optimist se mund të zgjidhet kontesti me Bullgarin, nuk përjashton mundësinë që të mos mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Ai thotë se janë të gatshëm të bëjn gjithçka për të arritur marrëveshje, por jo edhe të negociojn për identitetin dhe gjuhën,sepse për çështje të tilla as një shtet në bot nuk negocion.
"Bëjm përpjekje deri në momnetin e fundit, do të bëjm gjithçka që është e mundur nga ana jonë, por gjithsesi e dini se ka çështje për të cilat askund në botë nuk negociohet e as te ne nuk do të negociohet, e atë pala Bullgare e kupton, e kupton që identiteti, gjuha jonë maqedonase, janë e drejta jonë, shtetet nuk negociojn për këtë pjesë. Kështu që ne vazhdojm në gjenjen e zgjidhjeve që do të jenë të pranueshme për të dyja palët. Por definitivisht, ka gjasa serioze që ne mos të fitojm konferenc të parë ndërqqeveritare me BE-në.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
Osmani: Do të bëjm gjithçka që ëshët e mundur për zgjidhje
Shefi i diplomacisë Bujar Osmani, është I bindur se 26 shtetet antare të BE-së I kanë qëndrimet e harmonizuara, por gjithsesi është I vetëdijshëm se vendimet sillen me konsesus.
"Do të bëjm gjithçka që ëshët e mundur në kuadër të një prezentimi sa më dinjitoz të interesave të shtetit, që të gjejm zgjidhje të përbashkët. Jemi të vetëdijshëm se kjo çështje është në interes edhe për RVM edhe për Bullgarin dhe dështimi sa është për ne është edhe për Bullgarin dhe BE-në.", tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
I pyetur se çka konkretisht po negociohet lidhur me gjuhën, Osmani tha se për shkak se tani është momenti kyç I bisedimeve nuk mund të jep detaj, por zgjidhja me Bullgarinë është kthimi i besimit në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë.
SANIJE DURAKU
