Maqedoni
Kuvend, VMRO kërkoi debat për bisedimet me Bullgarinë
12.11.2020 16:38
Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që në kuadër të në seancës plenare në kuvend..

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që në kuadër të në seancës plenare në kuvend të debatohet lidhur me informacionet për bisedimet të cilat i zhvillon Republika së Maqedonisë së Veriut me Bulgarinë. Antonio Milloshoski nga kjo parti tha se kanë përgaditur dy konkluza të cilat sipas tij kuvendi me shumicë të gjërë dhe mund t’i miratojë e që mund t’i ndihmojnë vendit për pozitë më të mrë në bisedime.
"Miratimi i kësaj pike dhe debati mbi informacionin dhe pranimi i konkluzave të propozuara mundet që t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë që të ndërtojë qëndrim të gjërë nacional dhe politik, së dyti mund që t’i ndihmojë shetit që të ketë pozitë më të mirë në bisedime lidhur me rrezikun për vendosjen e vetos dhe e treta që t’i afirmojë integrimet evropiane të maqeodnisë si prioritet e cila tejkalon veprimin politik përkatësisht ka konsenzus të gjërë.", tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
Xhaferi: Mungon materiali,t ë shqyrtohet në koordinim
Por kryekuvendari Talat Xhaferi tha se një gjë e tillë do të ishte e mundshme vetëm pas koordinimit të radhës pasiqë në seancën që vijon nuk janë krijuar parakushtet.
"Propozimi juaj nuk mund të vihet në votim pasiqë shërbimet njoftojnë se nuk ka material përkatës lidhur me kërkesën. Lidhur me nenin 69 në koordinimin e radhës mund të debatojmë edhe për mundësinë e tillë me qëllim që të dakordohemi për vendosjen e pikës së rendit të ditës me kërkesë të opozitës.", tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Edhe nga e “Majta” kërkuan që kuvendi të miratojë një deklaratë. Ndërkohë deputetët e opozitës të pakënaqur nga mospranimi i kërkesës së tyre lëshuan seancën plenare.
NAIM RAMADANI
