Ekonomi

Mbështetje bizneseve dhe ekonomisë konkurruese

10.11.2014 16:02

Ministria e Ekonomisë vazhdon të mbështesë fuqishëm bizneset dhe të rrisë ekonominë konkurruese...

Ky dikaster vetëm këtë vit ka ndarë 11 milionë e 690 mijë  denarë për  mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për zbatimin e politikave industriale dhe për mbështetjen dhe zhvillimin e klastereve. 
 
“Në kuadër të nënprogramit për mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në vlerë prej 8.890 denarë, në bazë të masave të ndryshme janë bashkfinacuar gjithsej 39 kompani, përfshirë edhe kompaninë që e kemi shpallur si më inovativen në fushën e teknologjisë me gjithsej 6 milionë denarë, 5 ide biznesi nga gra për biznes-plan më të mirë me vlerë prej 800.000 denarë, 10 fondacione dhe shoqata të qytetarëve me vlerë prej gjithsej 992.400 denarë”- deklaroi Naim Vrenezi nga Ministria e Ekonomisë.   
 
Në kuadër të këtij programi janë ndarë dhe mjete financiare,  pajisje të subjekteve afariste me certifikatat për sistem të cilësisë “ISO” dhe “HALLALL”  dhe shumë fonde për trajnimin e ekipeve, për ta zbatuar  sistemin “HASAP”.
 
REXHEP QAMILI