Maqedoni
Gostivar: Taravari priti ambasadoren britanike
12.11.2020 18:24
Situata me pandeminë, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë...

Situata me pandeminë, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, me theks të veçantë realizimi i projekteve që ambasada e Britanisë së Madhe i ka financuar në Gostivar, kanë qenë tema bisede në takimin e sotëm të Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me ambasadoren e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Rachel Galloway.
Biseduam për problemet të cilat i ka komuna e Gostivarit, projektet që i kemi realizuar si qeverisje tre vejçare në pushtetin local, biseduam edhe për ide dhe projekte që planifikojmë t’i realizojmë vitin e ardhshëm, ndërsa një pjesë të bisedës e fokusuam për problemin me pandeminë Covid 19, është shprehur në konferencën e përbashkët kryetari Taravari.
Ishte kjo vizita e dytë e ambasadores Galloëay brenda një viti në qytetin e Gostivarit. Ajo falenderoi kryetarin Taravari për mikëpritjen, dhe theksoi nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
“Më vjen mirë që vij sërish në Gostivar të takohem me kryetarin Taravari dhe ti falemenderohem për mikpritjen e bashkëpunimin. Sigurisht jemi njoftuar me mënyrën se si vendi, respektivisht komuna e Gostivarit ballafaqohet me situatën me Covid 19. Biseduam edhe për mbështetjen që komuna bën në drejtim të përkrahjes të të rinjëve dhe grupeve të të rinjëve në këtë kohë pandemie. Jam e lumtur që vijojmë të punojmë së bashku me organizatat joqeveritare në Gostivar, ti mbështesim të rinjtë në drejtim të krijimit të qendrave rinore”, u shpreh Rachel Galloway - ambasadore e Britanisë së Madhe në RMV.
Pas takimit me kryetarin Taravari, ambasadorja britanike ka zhvilluar takim edhe me përfaqësuesit e Këshillit komunal të Gostivarit, me të cilët kanë biseduar mbi menaxhimin e situatës me pandeminë, bashkëpunimin mes grupeve të këshilltarëve dhe realizimin e projekteve të deritanishme nga pushteti lokal i Gostivarit.
LULZIM HAZIRI
