Maqedoni

Shqipëri: 8 të vdekur 410 të infektuar nga Covid 19

12.11.2020 19:00

Kjo e enjte ka regjistruar një ulje të numrit të viktimave dhe të infektuarve me Covid 19 në Shqipëri...

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 humbje jete dhe 410 raste të reja, rreth 100 të infektuar më pak se një ditë më parë
 
Problematike vijon të mbetet situata jo vetëm në 3 spitalet Covid, por edhe në dispanserinë e sëmundjeve të ushkërive, ku radha për një konsultë me mjekun ose një grafi është e gjatë.
 
Qytetarët tregojnë se presin me orë të tëra për të marrë shërbimin, pasi kjo qendër shëndetësore është e vetmja ku mund të shkojnë në kushtet kur urgjenca mjekësore nuk i përfill.
 
Ndërkhë, shefi i Organizatës Botëroe të Shëndetësosë për Europën, ka deklaruar në Tiranë se po bëhet e pamundura për futjen e testeve të shpejta në Shqipëri.
 
LULJETA NDOKA