Maqedoni
Fitore historike e kombëtares, RMV për herë të parë në Kampionatin Europan
13.11.2020 09:11
Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut siguroi fitori historike që i mundëson për here të parë në histori...

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut siguroi fitori historike që i mundëson për here të parë në histori, plasman në Kampionatin Evropian. Loja ndaj kombëtares së Gjeorgjisë përfundoi 1 me 0 për kombëtaren e RMV-së pas golit të vetëm të ndeshjes që u shënua nga Goran Pandev. Aeroplani me futbollistët për shkak të mjegullës së dendur nuk arriti që të ateroj në aeroportin e Shkupit, por ateroi në atë të Prishtinës, pas çka me autobus u nisën drejt Shkupit ku në vendkalimin kufitar Bllacë, u pritën nga kryeministri Zoran Zaev zv/kryeministri I parë Artan Grubi dhe drejtori u Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski.
“Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë. Historia nuk mban mend një sukses të këtillë .Kështu është kur bashkë luajnë maqedonas, shqiptarë, turq...me fanella të njëjta, nën flamurin e njëjtë dhe për atdheun e përbashkët. Kjo tregon se vetëm bashkë, mund të jemi një për të gjithë dhe të gjithë për një.”, tha Zoran Zaev, kryemistër.
Vetë Pandev e quan një ëndrr të bërë realitet golin e tij.
“Ne ende nuk jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë, në ditët në vijim do të kuptojmë se jemi në Kampionatin Evropian. Nuk besoja se në moshën 38 vjeç do të luaja në një kampionat evropian.”, tha Goran Pandev, futbollist i kombëtares.
E për të shprehur si duhet mirnjohjen për djemtë e kombëtares, qeveria menjëherë alokoi nga 10 mijë euro për seicilin prej atyre që i kontribuan kësaj fitoreje historike, nga fondi I rezervave. Megjithë apelet për mos grumbullime për shka të pandemisë, në sheshin e Shkupit tifoz të shumtë festuan këtë fitore historike për futbollin e vendit. Vetëm Maqedonia e Veriut do të përfaqësojë Ballkanin në Kampionatin europian 2021, pasi të gjitha shtetet e tjera nuk arritën të kalonin garat kualifikuese. Kombëtarja e RMV-së, në Kampionatin Evropian është në një grup me Hollandën, Austrinë dhe Ukrainën. Ajo do të luajë dy ndeshjet e para në Bukuresht kundër Austrisë më 13 qershor dhe me Ukrainën më 17 qershor. Më 21 qershor, luan kundër Hollandës në Amsterdam.
