Botë

Miss Globe 2020, më e bukura e globit, Miss Kosova, Lorinda Kolgeci

13.11.2020 11:00

Miss Kosova, Lorinda Kolgeci, ishte fituesja e “Miss Globe 2020”....

Lorinda nuk vjen nga një familje e panjohur, pasi ajo është mbesa e ish-missit të njohur kosovar, Diellza Kolgeci. “ Miss Globe 2020” zhvilloi një garë me bukuroshe nga mbarë bota, teksa përveç kurorës kryesore, dha edhe çmimet për katër përcjellëse e misit.Përcjellësja e parë e missit – Siberia, Përcjellësja e dytë– Ghana, Përcjellësja e tretë– Brazili, Përcjellësja e katërt– Filipinet. Bukuroshja nga Shqipëria arriti të hyjë vetëm në 15 vajzat më të bukura të globit megjithatë mori edhe çmimin mis fotogjenia.
 
Eventi botëror i bukurisë, me një traditë 17-vjeçare tashmë në Shqipëri, u mbajt mbrënë në Tiranë, nën Protokollin e rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një transmetim të drejtpërdrejtë edhe në TVM 2. Ky event i rëndësishëm i bukurisë është ekskluzivitet i “DeliArt Association”, por këtë vit  u realizua në partneritet me Radio Televizionin Shqiptar dhe Bashkinë Tiranë, me rastin 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet.