Maqedoni
Covid- 19, vazhdon të jetë i lartë numri i të prekurve
12.11.2020 17:01
Vazhdon të jetë i lartë numri i personave të infektuar nga kovid 19 brenda 24 orësh në vend....

Vazhdon të jetë i lartë numri i personave të infektuar nga kovid 19 brenda 24 orësh në vend. Por Komisioni për Sëmundje Infektive nuk e sheh të nevojshme të meren masa shtesë. Për diçka të tillë do të vendos në takimin e së Hënës.
Kështu është vendosur në takimin e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe me Kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive Dr.Zharko Karaxhovski dhe Dr. Suzana Manevska, të cilët janë konsultuar edhe me anëtarët tjerë të Komisionit.
“Komisioni po ndjek situatën epidemiologjike dhe nëse ka nevojë, pas fundjavës do të rekomandojë masa plotësuese restriktive, sic janë mbyllje e plotë e disa operatorëve ekonomik dhe kufizimin e lëvizjes, nëse brenda një dite, në orët e pasditës ose gjatë fundjavës” – thonë nga Ministria e shëndetësisë.
