Botë

Pas deklaratës së Vuçiqit, NATO: Mbështesim dialogun

13.11.2020 11:53

Misioni i KFOR-it në Kosovë, i udhëhequr nga NATO, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara...

Misioni i KFOR-it në Kosovë, i udhëhequr nga NATO, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë deklaruar nga selia e aleancës ushtarake të NATO-s,  lidhur me  deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku thotë se zgjidhja më e mirë e mundshme midis Serbisë dhe Kosovës është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorno Karabakut.
 
“NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga selia e NATO-s.
 
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të enjten se zgjidhja më e mirë e mundshme midis Serbisë dhe Kosovës është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorno Karabakut.