Katalonia voton simbolikisht “pro” pavarësisë

10.11.2014 16:29

80% e popullsisë së Katalonias votuan për pavarësinë e saj nga Spanja në një proces jozyrtar votimi që nisi ditën e diel.........

Rezultatet e përkohshme u shpallën një ditë pas votimit në të gjithë rajonin autonom në Spanjën veri-lindore. Katalanasit iu përgjigjen dy pyetjeve të fletës së votimit “A doni që Katalonia të jetë shtet?” dhe “A doni që ajo të jetë e pavarur?”.

Kreu i Katalonias, Artur Mas, përshëndeti zgjedhjet dhe i cilësoi ato një sukses i madh, që do t’i hapë rrugën një referendumi formal.

"Edhe një herë Katalonia ka treguar se dëshiron të sundojë veten. Unë kërkoj nga mediat dhe gjithashtu nga qeveritë demokratike në botë që të ndihmojnë popullin e Katalonias, për të vendosur për të ardhmen e saj politike"- tha kreu i Katalonias, Artur Mas.

Zëvendëspresidenti, Joana Ortega, tha se më shumë se dy milionë njerëz kishin marrë pjesë në këto zgjedhje dhe se pothuajse nga të gjitha votat e numëruara, 80,72% u ishin përgjigjur me “po” të dyja pyetjeve. (Ersan Pajaziti, TVM2)