Botë
Rritje alarmante e shifrave Covid-19, shumë spitale në europë drejt kolapsit
13.11.2020 13:14
Në Itali po rritet presioni mbi spitalet që jan ëplot me pacientë Covid....

Në Itali po rritet presioni mbi spitalet që jan ëplot me pacientë Covid. Numri i rasteve të konfirmuara atje, ka kaluar kufirin e 1 milionë që nga fillimi i pandemisë, 43 mijë persona kanë humbur jetën deri më tani. Në 24 orët e fundit në të gjithë Italinë u regjistruan 37.978 raste të reja dhe 636 viktima.
Në një situatë të ngjashme, e gjejnë veten edhe shumë vende të tjera të Evropës. Britania e Madhe ka regjistruar një rekord prej 33.470 infektimesh 24 orët e shkuara, një rritje me më shumë se 10 mijë krahasuar me një ditë më parë.
Numri i viktimave në Spanjë ka shkuar në më shumë se 40 mijë, me infektimet që kanë kaluar pragun prej 1.4 milionë rastesh.
Gjermania raportoi 23.542 infeksione të reja dhe 218 vdekje, rritja më e lartë një-ditore që nga fillimi i pandemisë. 3.186 pacientë janë në repartet intensive, gati gjysma e tyre janë në respirator.
Edhe Kroacia, Estonia dhe Gjeorgjia, njoftuan numrin e tyre më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.
Në Rusi në 24 orët e fundit u regjistruan 21.983 raste të reja, shifra “më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë. U regjistruian edhe 411 viktima, 28 më pak se një ditë më parë kur u shënua shifra më e lartë deri tani prej 439 vdekjeve.
Turqia regjistroi 2.841 infektime të reja dhe 88 vdekje në 24 orët e fundit. 3.095 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike.
Shifrat e larta detyruan qeverinë sllovene të pezullojë prej sot transportin publik e të mbyllë të gjitha qendrat tregtare dhe bizneset jothelbësore nga e hëna.
SHBA-të konfirmuan totalin më të lartë ditor të infektimeve, një rekord botëror ky prej më shumë se 144 mijë rastesh të reja.
Në kontinentin e Afrikës u regjistruan 15.617 raste të reja dhe 269 vdekje në 24 orët e fundit.
BESIM ABDULLAI
