Maqedoni
Virusi Korona, edhe një mjek humb betejën me Covid 19
13.11.2020 13:43
Virusi korona i ka marrë merr jetën edhe një mjeku nga Kumanova....

Virusi korona i ka marrë merr jetën edhe një mjeku nga Kumanova. Internistin, 49 vjeçar Shkuri Fazliji i moshës, i cili prej tre ditësh ishte i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore.Vdekja e mjekëve si pasojë e Covid 19 ka ngritur alarmin tek autoritetet shëndetësore. Spitalet kanë ngritur nivelin e mbrojtjes së stafit mjeksor. Vetëm në ditët e fundit kanë humbur jetën disa mjekë, dhe atë nga Spitali i Tetovës, Gostivarit, Kumanovës dhe Spitali i Fëmijëve në Kozle.
Gjendja në spitalet Covid, MSH: 40 pacientë të pranuar në 24 orë në Shkup
Infektimet Covid vazhdojnë me ritme të larta. 40 pacientë të rinj pozitivë dhe të dyshimtë, janë pranuar në 24 orët e fundit në qendrat Covid në Shkup. 37 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi. Në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit aktualisht ka 347 pacientë pozitivë të konfirmuar dhe të dyshimtë me Covid-19.
Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Në qendrën Covid në Klinikën për sëmundje të lëkurës, për momentin shërohen 30 pacientë, në Klinikën për neurologji ka 25 të shtruar, në Institutin për TBC ka 54 pacientë, në Spitalin “8 Shtatori" 79 pacientë Covid, në Klinikën për sëmundje infektive 157 pacientë, në spitalin për fëmijë Kozle ka 41 pacientë prej të cilëve 14 fëmijë dhe 27 të rritur. Gjithsesi nga Ministria e Shëndetësisë thonë se edhe përkundër numrit të madh të të shtruarve, në qendrat Covid të klinikave interne, ka mjaftueshëm vende të lira. Nga fundjava do të fillojnë të pranohen pacientë eventual edhe në qendrat e reja covid në klinikat për Nefrologji dhe për Gastro-entero-hepatologji, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
