Maqedoni
Testet e falsifikuara PCR, Pivovarov: Kërcënim për sigurinë shëndetësore
13.11.2020 14:39
Falsifikimi i testeve PCR ndodh në të gjithë botën pa përjashtuar edhe shtetin tonë..

Falsifikimi i testeve PCR ndodh në të gjithë botën pa përjashtuar edhe shtetin tonë, thotë koordinatori nacional për menaxhim me kufijtë, Vladimir Pivovarov. Falsifikimi i testeve Covid 19, mund të bëhet nëpërmjet skanimit dhe manipulimeve laboratorike, sqaron Pivovarov. Thekson se shërbimet e sigurisë duhet të jenë gjithmonë të gatshëm në kohë pandemie, sepse sipas tij, falsifikimi i testeve për Covid 19, nuk është vetëm vepër penale por edhe kërcënim për sigurinë shëndetësore publike.
"Mënyra e parë është që nëpërmjet një testi origjinal PCR, nëpërmjet skenimit të mund të vihen të dhëna për personin që udhëton jashtë dhe nuk është sekret kjo, këto teste shiten në Maqedoni për 1000 den në adresë të shtëpisë. Jepet numri i pasaportës, emri mbiemri dhe aq. Mënyra e dytë është nga laboratorët që kanë leje të japin teste PCR. Aty në arkivë mundet nga një numër me të dhëna emër dhe mbiemër, të mund të shtypen nën atë numër edhe emra të tjerë.", tha Vladimir Pivovarov, koordinator nacional për menaxhim me kufijtë.
Qeveria tashmë është mobilizuar në këtë çështje thotë Pivovarov. Shtabi i krizës dhe resorët adekuat kanë urdhëruar sistem kontrolli në kufijt e shtetit, nëpërmjet kontrollimit të barkodit të testeve.
"Kur personi arrin në kufi, tregon testin dhe nëpërmjet bar kodit vërtetohet nëse ky bar kod udhëhiqet me emrin dhe mbiemrin e personit në fjalë. Shpresoj se kjo procedurë do të aplikikohet një kohë të gjatë në RMV dhe kështu të jemi pjesë e zgjidhjes së problemit me covid dhe jo nga ata që e krijojnë problemin.", tha Pivovarov.
Qytetarët e vendit mund të udhëtojnë pa test PCR në Kosovë, Shqipëri, Turqi dhe në Serbi. Drejt udhëtimeve në vendet e BE-së dhe vendet tjera, testi covid negativ është i patjetërsueshëm.
NERMIN MULAKI
