DAP-i dhe policia “kontrollojnë” Dibrën
10.11.2014 16:43
Inspektorët e DAP-it dhe të Inspektoratit të Tregut, të shoqëruar nga forca të shumta policore, kanë ndaluar mbrëmë në Dibër......

Në asnjërin nga lokalet e kontrolluara nuk janë vërejtur shkelje, kështu që policia nuk ka pasur kë të dënojë. Por, numri kaq i madh i forcave policore ka shkaktuar reagimin e kryetarit të Dibrës, Ruzhdi Lata.
Dibranët nuk janë kundër kontrolleve për zbatimin e ligjeve nga pronarët e lokaleve, por i shqetëson prania policore gjatë këtyre aksioneve. Aq më tepër kur në Dibër prani kaq e shtuar e policisë, që u vërejt mbrëmë, ka pasur vetëm kur ndodhi grabitja e armatosur e dy argjendarive “Erebara”, e më pas policisë fare nuk i ka interesuar të merret me ruajtjen e rendit në Dibër.
ATLI DEMA
