Botë
Një tjetër tragjedi në mesdhe, mbyten 74 emigrantë, mes tyre gra e fëmijë
13.11.2020 13:32
Në ujërat e Mesdheut Qendror është regjistruar një tjetër tragjedi njerëzore....

Në ujërat e Mesdheut Qendror është regjistruar një tjetër tragjedi njerëzore. 74 migrantë kanë humbur jetën duke e cuar kështu në 110 numrin e eigrantëve të vdekur në det , në katër ditët e fundit.
Emigrantët ishin nisur nga brigjet e Libisë dhe lundronin për në Europë kur anija e tyre e mbushur mbi kapacitetin nisi të fundosej pak kilometra larg bregut.Mjeti po transportonte rreth 120 persona, gra dhe fëmijë, por vetëm 47 prej tyre arritën të nxirren gjallë me ndihmën e gardës bregdetare dhe të peshkatarëve vendas. Kjo nuk ëhstë tragjedia e parë e tillë që u merr jetën emigrantëve, që largohen nga Afrika Veriore për shkak të luftërave, krizës humanitare dhe regjimeve politike.Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin ka raportuar për tetë anije të mbytura që nga fillimi i tetorit, ndërsa gjatë vitit udha e rrezikshme detare ka përfunduar fatalisht për gati 900 persona.Më shumë se 11 mijë të tjerë janë shpëtuar ose lokalizuar në kohën e duhur.
