Maqedoni
Gjashtë mjekë “Qytetarë nderi” të Gostivarit, për kontributin në luftën kundër Covid-19
13.11.2020 15:27
Infektologët Fadil Cana, Ilir Demiri, Ratko Naumovski, Enes Memeti dhe Mesut Hasipi...

Infektologët Fadil Cana, Ilir Demiri, Ratko Naumovski, Enes Memeti dhe Mesut Hasipi, janë prej sot Qytetarë Nderi të Gostivarit. Mirënjohje post-mortum iu nda edhe Dr. Trajçe Neshkovskit.
Propozimi i kryetarit të komunës Arben Taravari mori mbështetje nga Këshilli komunal.
Mirënjohjet “Qytetar nderi”, do të jepen solemnisht më 23 dhjetor për Ditën e komunës së Gostivarit.
