Maqedoni
Prishet objekti i klubit të kajakëve, sportistët: Shihni objektete e tjera pa leje
13.11.2020 15:49
Komuna e Strugës filloi largimin e një objekti të ndërtuar pa leje buzë liqenit, objektit të përkohshëm të klubit të kajakëve "Drini i Zi"....

Komuna e Strugës filloi largimin e një objekti të ndërtuar pa leje buzë liqenit, objektit të përkohshëm të klubit të kajakëve "Drini i Zi". Por anëtarët e klubit thonë se bregu i liqenit të Strugës, është plot ndërtime e pa leje e nuk kishte pse të fillohej pikërisht nga objekti i klubit, aq më tepër që kanë bërë kërkesë t’u sigurohet një vend e kurrë nuk kanë marrë përgjigje nga komuna.
Sportistët fizikisht tentuan të ndalojnë ekskavatorët tua prishnin objektin, situata eskaloi në zënka e sharje mes tyre, punëtorëve e inspektorëve edhe përkundër policëve të shumtë që këkronin të mbanin situatën nën kontroll. Në klubin e kajakëve stërviten rreth dyzet të rinj dhe kajakistë profesistë, dy prej të cilëve madje bëhen gati për Lojërat Olimpike. Ata thonë se ky është një sulm ndaj sportit.
“Ky është një sulm ndaj sportit, kemi ardhur me një rimorkio të thjeshtë për të ushtruar dhe bërë sport, jo për ndonjë biznis, ndërsa i gjithë Liqeni i Ohrit është i betonuar. Ky është një turp.”, tha tha Igor Maleski, trajner i klubit të kajakëve “Drini i Zi”.
“Nëse ata na largojnë, ne nuk do të kemi ku të stërvitemi. Thjesht do të tërhiqemi nga sporti. Unë kam qenë në shumë gara botërore dhe evropiane. Ky është një turp nga komuna e Strugës, një turp për sportin.”, tha Nikola Maleski, kajaker.
Inspektori komunal thotë se ka një vendim për heqjen e objektit.
“Objekti është i paligjshëm, pa miratimin e Komunës së Strugës. Edhe pse e njihnim pronarin, nuk mund t'i siguronim atij një raport ose vendim.”, tha Trifun Taneski, inspektor komunal
Avokati i klubi pretendon se se komuna ka filluar heqjen e objektit pa një vendim të paraqitur, pa ekzekutues dhe pa një urdhër gjykate. Klubi “Drini i Zi” ekziston që nga viti 1948 dhe aty stërviten kajaker nga Struga, Ohri dhe Dibra.
ILMIJE ZHAKU
