Maqedoni

Antarësimi në BE, Bullgaria pa sinjale për heqjen e “vetos”

13.11.2020 16:10

Bullgaria nuk ka në plan të bëj lëshime rreth kërkesave të saj për të përkrahur kornizën negocuese për hapjen e negociatave....

Bullgaria nuk ka në plan të bëj lëshime rreth kërkesave të saj për të përkrahur kornizën negocuese për hapjen e negociatave. Ministri bullgar i mbrojtjes Krasimir Krakaçanov thotë se nuk bëjnë kompromis për çështje të historisë bullgare dhe se Shkupi zyrtar ka vetëm pak ditë që korrigjojnë lëshimet në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
 
“Pa tejkalimin e gjuhës së urrejtjes, pa rishikim të sistemit arsimor, Bullgaria nuk mund të ketë qëndrim tjetër veç asaj që ka, përkatësisht nuk do të jep pajtim për konferencën e parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.”- deklaroi zëv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakakaçanov, para deputetëve në Kuvendin e Bullgarisë. 
 
Nuk përmendi ultimatumin e dy ditëve më parë për autoritet maqedonase që deri të premten të rishikojnë lëshimet në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ndërkaq hodhi poshtë pretendimet se Sofja është në presionin e Gjermanisë. Mohoi edhe spekulimet për nënshkrimin ekzistimin e ndonjë marrëveshje “non pejpër” të përkrahur nga shefja e diplomacisë bullgare Ekatareina Zaharieva.
 
Ndërkohë politikanët në vend deklarojnë se po bëjnë maksimumin për  ujdi me palën bullgare por siç tha kryeministri Zaev, një ditë më parë, ka çështje për të cilat askund në botë nuk negociohet, siç është identiteti dhe gjuha. Bisedimet me Bullgarinë pritet të përfundojnë para të martës, më 17 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, në të cilën pritet vendim nëse dhe kur vendi do t’i fillojë negociatat me BE-në. 
 
SHPËTIM NUREDINI