Ekonomi
Falimentimi i bankës “ Eurostandard”, akuza të ashpra mes pushtetit dhe opozitës
13.11.2020 16:41
Me akuza dhe pyetje të shumta kaloi debati mbikqyrës rreth falimentimit të bankës “Eurostandard”....

Me akuza dhe pyetje të shumta kaloi debati mbikqyrës rreth falimentimit të bankës “Eurostandard”. VMRO-DPMNE akuzon se 29 kompani të afërta me pushtetin, në mesin e të cilave edhe kompania e vëllait të kryeministrit, me muaj nuk i kanë paguar kreditë bankës. Pushteti reagoi duke thënë se po tentohet politizim i rastit.
“A e keni ditur paraprakish nëpërmjet revizionit të lëndëve, kurse sidomos më 22 maj e keni ditur kur keni bërë mbykqyrje ditore ndaj bankës, pse keni lejuar që këto 29 kompani të Strumicës të përfitojnë pothuajse 13 milion euro nga mospagesa e kredive, në dëm të të gjithë kreditorëve tjerë.”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
“Në gjithë këtë rast, në gjithë këtë përpjekje VMRO-DPMNE ndoshta edhe me dikë prej strukturave udhëheqëse të kësaj banke ta politizojnë këtë procers dhe ta drejtojnë të gjithë fajin tek qeveria.”, tha Konstadin Konstadinov nga LSDM.
Opozita kërkon arsyetim, Bezhovska: Nuk kishim zgjidhje tjetër
Opozita pyeti nëse kishte mundësi për procedura tjera, krahas falimentimit. Nga Banka popullore u arsyetuan se u morën një sërë masash e falimentimi ishte masa e fundit e patjetërsueshme.
“A mendoni se procedura është bërë shumë herët, apo shumë vonë? Dhe e dyta, a i keni shfrytëzuar të gjitha instrumentet që i ka BP për shpëtim të bankës?”, tha Elmi Aziri nga ASH/AA.
“Përse në bazë të ligjit për banka, neni 139, nuk është parashikuar inicimi i procedurës për administrim të bankës.”, tha Dimitar Apasiev, deputet i të majtës.
“Ne e adresojmë me vendim. E pyesim pronarin se a jeni të gatshëm ta rikapitalizoni bankën. Dhe ai me shkrim propozon se do ta rikapitalizon. Mendoj ku është logjika e administrimit kur vet pronari thotë se do ta rikapitalizojë. Nuk është rikapitalizuar. Me vetë atë banka është e paaftë për të paguar dhe kur ajo është e tillë zgjidhja e vetme është marrja e licencës për punë.”, tha Angela Bezhovska, guvernatore e bankës.
Kostovski: Falimentimi, krim i organizuar gjatë kohë
Pronari i bankës Trifun Kostovski, akuzon se falimentimi i Eurostandard-it është krim i organizuar, i filluar vite me parë.
“Rënia përkatëse e kapitalit e cila në fund të marsit ishte 6.55, është një rënie e lirë për shkak të situatës së jashtëzakonshme, ku me ligj na u ndalua të bënim pagesë të detyrueshme, me të cilën ne çdo muaj nga ata kërkesa të arritura dhe kërkesa të shlyera kemi arritur të mbledhim minimum 2.5 deri 3 milion euro.”, tha Trifun Kostovski, pronar i bankës së falimentuar.
Banka “Eurostandard” falimentoi më 12 qershor të këtij viti, për shkak se gjendjes së vështirë financiare me të cilën ndodhej.
ERSAN PAJAZITI
